Kosova
Osmani sot i takon përfaqësuesit e partive politike për datën e zgjedhjeve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet t’i takojë sot përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar datën e zgjedhjeve, përcjell albinfo.ch.
Takimi është paraparë të nisë në orën 14:00, në objektin e Kuvendit të Kosovës. Partitë politike e kanë konfirmuar shkuarjen në takim.
Njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu, ka deklaruar ditë më parë se Kosova ka hyrë në afate të rregullta të caktimit të datës së zgjedhjeve.
“Kemi ardhur në afate të rregullta dhe s’ka si ndryshe, subjektet mund të propozojnë diçka, të mohojnë. Në shkurt, ka një fleksibilitet, thuhet në ligj 40 ditë para përfundimi të mandatit, në këtë interval kohor të mbaheshin zgjedhjet”, ka theksuar Baraliu në “Interaktiv” të KTV-së.
Zgjedhjet duhet të mbahen përgjatë periudhës nga 26 janari deri më 16 shkurt 2025.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut