Kosova

Osmani pret në takim presidenten e Komisionit Evropian

Sot, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ky takim po mbahet i mbyllur për medie, të cilat u lejuan të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.

Udhëheqësja e Komisionit Evropian po qëndron në Kosovë për herë të parë, në kuadër të turneut të saj ballkanik.

Pas presidentes, von der Leyen do të takojë kryeministrin Albin Kurti, ndërsa bashkërisht do të mbajnë një konferencë për medie në përurimin e një kopshti në kryeqytet.