Kosova

Osmani për vizitë te nëna Ferdonije në 26-vjetorin e rrëmbimit të djemve dhe burrit të saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot Ferdonije Qerkezin, në 26-vjetorin e rrëmbimit të dhunshëm nga regjimi gjenocidal serb të bashkëshortit dhe katër djemve të saj, përcjell albinfo.ch.

Presidentja ka thënë se vizitën e ka realizuar në shtëpinë-muze të familjes Qerkezi në Gjakovë.

“Bashkë me Nënën Ferdonije takuam edhe nënat e tjera të Gjakovës, të cilat kanë humbur të dashurit e tyre nga krimet makabre të Serbisë. Eshtrat e dy djemve të Nënës Ferdonije janë gjetur, ndërsa fati i bashkëshortit dhe dy djemve të tjerë vazhdon të mbetet peng. Megjithatë, ajo nuk është dorëzuar. Dhimbjen e ka shndërruar në forcë, stoicizëm dhe në kauzë për drejtësi”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka shtuar më tej se “dhimbja e saj është edhe e jona”.

“Kauza e saj është edhe e jona. Dhimbje dhe kauzë e gjithë Kosovës”, ka theksuar ndër të tjera ajo.