Kosova
Osmani: Pavarësisht sfidave, Kosova nuk heq dorë nga integrimi në institucionet euroatlantike
Osmani ka kërkuar që të respektohet parimi i meritokracisë, duke nisur nga trajtimi i aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në BE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Samiti BE – Ballkan Perëndimor mbetet një platformë e rëndësishme për rajonin tonë.
Osmani ka treguar se gjatë këtij Samiti ka takuar liderë të institucioneve dhe shteteve anëtare të BE-së, ku ka theksuar disa nga se e ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme dhe mbetet një angazhim i çdoditshëm.
Ajo po ashtu ka kërkuar që të respektohet parimi i meritokracisë, duke nisur nga trajtimi i aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në BE.
“Atëherë duhet të ecet përpara me hapa konkretë në këtë rrugëtim, duke filluar me trajtimin e menjëhershëm të aplikacionit tonë për anëtarësim dhe heqjen e masave ndaj Kosovës, të cilat janë të padrejta dhe joevropiane; Nuk mund të ketë integrim të suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor nëse vazhdimisht rrezikohet paqja dhe siguria. Prandaj, llogaridhënia e Serbisë për aktet e vazhdueshme të agresionit ndaj Kosovës është kyçe”.
“Pavarësisht sfidave, Kosova nuk heq dorë nga integrimi në institucione euroatlantike, sepse mbi të gjitha ky është vullnet i popullit tonë”, theksoi Osmani.
E-Diaspora
-
Ka plagosur rëndë shokun e tij, Gjykata Kantonale konfirmon fajësinë e kosovarit I pyetur nga gjyqtari se pse nuk kishte qëndruar në banesë dhe nuk kishte thirrë policinë,...
-
Shqiptarja që hapi një kompani ndërtimi në Zvicër, shumica e punëtorëve janë shqiptarë
-
Prokurori publik i Cyrihut hap procedurë kundër Sanija Ametit
-
Zvicër: Kosovari dënohet me 32 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia
-
Kosova për herë të parë në Yellow Cup në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ka plagosur rëndë shokun e tij, Gjykata Kantonale konfirmon fajësinë e kosovarit I pyetur nga gjyqtari se pse nuk kishte qëndruar në banesë dhe nuk kishte thirrë policinë,...
-
Më shumë se 58,000 zviceranë nënshkruajnë peticionin për trenat e natës
-
Norma e rritjes ekonomike goditet nga “Evropa e ngadaltë”
-
Zvicër: Parlamenti miraton letërnjoftimin e ri elektronik
-
Zvicër: Krijohet lehtësim i shkëmbimit të informacionit ndërmjet shteteve të Shengenit