Kosova

Osmani njofton presidentin gjerman për dialogun me Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Britaninë e Madhe ka biseduar me presidentin e Gjermanisë, Franz-Walter Steinmeier. Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, përcjell albinfo.ch.

“E kam njoftuar presidentin për dialogun, dhe e kam falënderuar për përkrahjen e Gjermanisë në integrimin euro-atlantik të Kosovës”, ka shkruar Osmani.