Kosova

Osmani nga Zvicra: Kosova, pjesë e aleancave që mbrojnë lirinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur fjalimin përmbyllës në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër, ku morën pjesë liderë nga 100 shtete të të gjitha kontinenteve.

“Në ditët më të vështira për popullin tonë, shtetet demokratike na erdhën në ndihmë, duke dërguar sinjal të qartë se nuk do të lejojnë shtypjen e shfarosjen e një populli që luftonte për lirinë e vet. 25 vjet pas, Kosova është pjesë e aleancave që po mbrojnë vlerat e lirisë”, tha mes tjerash Osmani.