Kosova

Osmani në takim me Sorensen: Kosova meriton trajtim të barabartë në dialog

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim emisarin e ri të BE-së për dialogun, Peter Sørensen, i cili po zhvillon vizitën e tij të parë në Kosovë pas marrjes së mandatit.

“Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Osmani.

Gjatë takimit, ata diskutuan mbi dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja, sigurinë rajonale dhe integrimin evropian të Kosovës.

Presidentja theksoi se Kosova ka dëshmuar veten si palë konstruktive në dialog, e angazhuar për paqe, demokraci dhe sundim të ligjit. Ajo gjithashtu kritikoi masat e padrejta të BE-së ndaj Kosovës, duke theksuar se ato dëmtojnë jo vetëm qytetarët, por edhe balancën e nevojshme në procesin e dialogut.