Kosova

Osmani në Këshillin e Sigurimit: Millosheviq e Vuçiq donin të shfarosnin shqiptarët

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po përfaqëson vendin në Këshillin e Sigurimit. Në një seancë për Kosovën, para anëtarëve të KS të OKB-së, Osmani tha se serbët e Kosovës janë nën trysni, jo nga Qeveria e Kosovës, por nga Qeveria e Serbisë.

Ajo nuk la pa përmendur edhe masakrat e kryera gjatë luftës dhe krime të tjera kundër njerëzimit nga Serbia.

“Masakra e Poklekut, si të gjitha masakrat tjera nëpër Kosovë, tregoi se Millosheviqi dhe ministri i tij i atëhershëm i propagandës, sot i ulur në karrigen e Presidentit, jo vetëm që kërkonin t’i shfarosnin të gjithë shqiptarët e Kosovës nga faqja e dheut, por donin t’i zhduknin edhe provat dhe të mos kishte dëshmitar”, deklaroi ajo.