Kosova

Osmani në Gjermani, pranon çmimin prestigjioz për përkushtim ndaj demokracisë

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se ka qêndruar në Gjermani aty ka pranuar çmimin M100 për përkushtimin ndaj vlerave euroatlantike, lirisë e demokracisë.

“Në Gjermani, në shtetin tonë mik dhe në shtetin ku e kemi mërgatën tonë më të madhe, për ta pranuar Çmimin M100 për përkushtimin ndaj vlerave euroatlantike, lirisë e demokracisë”, shkruan mes tjerash Osmani duke shtuar se ky çmim është inkurajim për vazhdimin e rrugës përpara, për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe për një të ardhme me të mirë për qytetarët.