Kosova
Osmani në Budapest: Mbështetja ndaj Kosovës do të vazhdojë edhe me administratën Trump
“Nuk ka arsye që Kosova të mos e ketë mbështetjen e administratës së re të presidentit Donald Trump”, përcjell albinfo.ch.
Kështu ka thënë presidentja Vjosa Osmani para mediave, derisa është duke marrë pjesë në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest.
Osmani ka thënë se Kosova ka pasur përkrahjen të secilës administratë amerikane.
“Zgjedhja e presidentit Trump do të vazhdojë të forcojë këtë raport transatlantik dhe të gjithë duhet të japim kontributin tonë për këtë çështje. Kosova ka pasur përkrahjen bipartiake të secilës administratë amerikane. Që nga vitet e 90-ta kemi qenë të bekuar me një përkrahje të tillë dhe për këtë arsye kemi çdo arsye për të besuar që kjo përkrahje do të vazhdojë, gjithashtu me administratën e presidentit Trump”, ka thënë presidentja Vjosa Osmani në Budapest.
Tutje, Osmani ka thënë se nuk e sheh zgjedhjen e Trump president si kërcënim, derisa ka shtuar se Kosova kishte fituar pavarësinë kur republikanët kishin qenë në pushtet.
“Nuk e shoh si kërcenim. Kosova ka përfituar për dekada nga një përkrahje dypalëshe nga SHBA. U bëmë të pavarur kur republikanët ishin në pushtet, u çliruam kur demokratët ishin në pushtet. Kemi punuar ngushtë me secilën administratë, dhe fuqishëm besoj që do të vazhdojë kështu”.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025