Kosova

Osmani ndan foto nga darka e organizuar nga Macroni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë disa fotografi nga Pallati Elysee në Paris, përcjell albinfo.ch.

Ajo përmes një postimi në Facebook është shprehur se këto foto janë nga darka e organizuar nga presidenti Macron për krerët e shteteve të Frankofonisë.

“Mbrëmë në Pallatin Elysee në Paris, në darkën e organizuar nga Presidenti Emmanuel Macron për krerët e shteteve të Frankofonisë”, ka shkruar Osmani.