Kosova

Osmani komenton zgjedhjet e sotme në Amerikë

​Osmani: Kosova me SHBA-në, në çfarëdo zgjedhje të qytetarëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar zgjedhjet e sotme presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo tha se populli i Kosovës është me SHBA-në në çfarëdo zgjedhje të qytetarëve atje.

Osmani theksoi se Kosova ka bashkëpunuar si me republikanët, ashtu edhe me demokratët.

Deri tani janë raportuar disa nga rezultatet e para të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

Dixville Notch – një qytet i vogël në New Hampshire që ndodhet afër kufirit kanadez – njoftoi se Kamala Harris dhe Donald Trump u barazuan në garën e tyre lokale, disa orë para se të hapeshin qendrat e votimit në pjesën tjetër të vendit, raporton People.