Lajme

Osmani: Jemi me fat që gëzojmë partneritet të palëkundur me Gjermaninë

Me rastin e 3 Tetorit, Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, Presidentja Vjosa Osmani ka theksuar partneritetin me këtë vend.

“Me miq të shumtë të Gjermanisë në Kosovë, para ca ditësh shënuam përvjetorin e Ditës së bashkimit të Gjermanisë. Sot i bashkohemi popullit gjerman për të festuar së bashku 3 Tetorin, këtë datë të rëndësishme për gjithë Evropën”, ka thënë ajo.

Tutje, ajo ka shtuar se Kosova është me fat që ka një bashkëpunim të fortë me Gjermaninë.

“Jemi me fat që gëzojmë partneritet të palëkundur me Gjermaninë dhe përkushtim të qartë për të ardhme të përbashkët në strukturat euroatlantike”, theksoi Osmani.