Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Mjeku shqiptar la Gjermaninë, pas 20 vjetësh kthehet në vendlindje Shundi: S`ka si vendlindja...
-
Edhe një çmim tjetër fiton filmi shqiptar në festivalin e Vjenës
-
Kurti flet me kongresistin amerikan Jason Crow për rolin e diasporës në SHBA
-
Premiera e filmit të Endrit Sadikut në Bazel u hap me fjalën e ministrit Jans
-
Kopenhagë: Vijon shpërndarja e teksteve mësimore në shkollat ku fëmijët mësojnë gjuhën amtare
Jeta në Zvicër
-
Në Federatën zvicerane flasin për portierin e përfaqësueses së Kosovës Amir Shaipi ka luajtur për U20 dhe U21 të Zvicrës...
-
Zvicër: A duhet të hiqen të moshuarit nga sigurimi shëndetësor?
-
A po i shkel Zvicra ligjet e ekonomisë?
-
Dallimet në paga në bazë të gjinisë dhe kombësisë, në Zvicër
-
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e çiklistes së re