Kosova

Osmani flet me Ndihmës Sekretarin amerikan për dialogun dhe anëtarësimin në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien.

”Një telefonatë produktive me O’Brien sot. Theksoi rëndësinë themelore të punës së bashku me aleatët tanë të SHBA-së në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Ne diskutuam gjithashtu hapat e Kosovës për anëtarësimin në KiE dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes së Brukselit”, ka shkruar Osmani.