Kosova
Osmani: Është pikërisht Serbia ajo që duhet ta votojë Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në konferencë për media, u pyet të komentojë deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se vendet që do ta përkrahin Rezolutën për gjenocidin në Srebrenic do t’i quaj vende partnere dhe jo mike, u shpreh se nuk mendon se mund të prishen marrëdhëniet duke dënuar vrasjen e 8375 civilëve të pafajshëm, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se është pikërisht Serbia ajo që duhet të votojë këtë Rezolutë, që në të ardhmen të mos përsëritet.
“Mendoj se posaçërisht për Serbinë është e rëndësishme që ta votojë këtë Rezolutë, me qëllim faktet të jenë të pranuara dhe të promovuar për shkak se të gjitha vendimet nga Gjykata Ndërkombëtare tregojnë se në Srebrenicë ka pasur gjenocid. Përderisa mohohet dhe nuk pranohet mundësia për të përsëritur është e mundshme. Për këtë shkak, i bëj thirrje posaçërisht Serbisë ta votojë këtë Rezolutë, por i bëj thirrje edhe të gjithë anëtarët e tjerë të OKB-së ta votojnë.
Dhe nuk mendoj se marrëdhëniet me çdo shtet mund të prishen për shkak së dënojmë gjenocid dhe kërkojmë të shënohet vrasje e 8.375 civilë të pafajshëm”, deklaroi Bujar Osmani.
Nga MPJ njoftojnë se deri më tani rezolutën e kanë përkrahur 17 vende, në mesin e të cilave Sllovenia, Italia, Lihtenshtajnin, Irlanda, Finska, Holanda, Shqipëria, Turqia, Jordania, Malejzia, Kili, Zelanda e Re dhe të tjera.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur Nga e enjtja e tutje me gjasë do të ketë shumë borë në pjesë të mëdha...
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?