Kosova
Osmani e Kurti, të bashkuar për parandalimin e dhunës ndaj grave
Në një fjalim, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se institucionet do të punojnë bashkarisht që çështja e dhunës ndaj grave të adresohet siç duhet. Ajo mbajti fjalim me rastin e shënimit të 10-vjetorit të Konventës së Stambollit, e organizuar nga Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë dhe Agjencia për Barazi Gjinore.
Po ashtu Osmani ka thënë se dhuna ndaj grave është sulm ndaj themeleve të njerëzit dhe vlerave të demokracisë, duke garantuar se institucionet e reja do të merren seriozisht me këtë çështje.
“Një gjë është e qartë, as kultura, as zakonet, as feja dhe as ajo që e quajnë ‘nder’ nuk mund të shërbejnë si maskim për të injoruar apo arsyetuar dhunën ndaj grave. Gratë dhe vajzat janë gjysma e popullatës sonë, gjysma e popullatës së botës. Sot e tutje ne kur garantojmë e mendojmë vërtetë, kur themi se do të punojmë shumë e themi me të vërtetë”, ka shtuar Osmani.
Presidentja ka thënë se është koha që shtetet mike ta mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Kosova po e tregon gatishmërinë e saj që të bëhet pjesë e botës demokratike duke ngërthyer edhe në sistemin e saj kushtetues mekanizmat më të lartë ndërkombëtar që parandalojnë dhunën por edhe konventa të tjera ndërkombëtare. Ka ardhur koha që të gjitha shtetet mike ta mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ka ardhur koha që të gjitha konventat e KE-së të shkojnë në procedurë normale të ratifikimit, ashtu siç i bën çdo shtet”.
Bashkë me ekzekutivin, ajo ka thënë se do t’i bashkërendojnë veprimet për t’i zbatuar obligimet që i parasheh Konventa.
Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti ka thënë se kjo Konventë do ta ndihmojë Kosovën në krijimin e një shoqërie pa dhunë dhe zhbërjen e diskriminimeve.
“Ne, si Qeveri, do të angazhohemi maksimalisht që të zbatojmë në përpikëri hapat e masat që kërkohen nga ne dhe do të marrim përsipër obligimet që parasheh Konventa. Parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore e kemi përcaktuar si prioritet qeveritar”, ka thënë Kurti.
Kurti shtoi se detyrë e Qeverisë është “që të ndërhyjmë aty ku ka më së shumti nevojë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës