Kosova

Osmani: Asociacioni mund të bëhet pa e rrezikuar Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nuk nënkupton që shteti i Kosovës është i gatshëm të bëjë koncesione që e dëmtojnë funksionalitetin e tij.

Osmani tha se Asociacioni mund të bëhet brenda suazave pa e rrezikuar Kosovën apo edhe sigurinë në rajon në të ardhmen.

Lidhur me këtë temë ajo foli për Zërin e Amerikës, duke theksuar se për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të ketë një akt nga ana e Qeverisë, pastaj Osmani do ta dërgonte në Kushtetuese, përcjell Albinfo.ch.

Osmani shprehet se “Kosova do të duhet të ishte e gatshme të ecë përpara në qoftë se nga partnerët tanë ofrohen garanci të qarta të sigurisë dhe garanci për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe me njohje”./Albinfo.ch/