Maqedonia

OSBE: Zgjedhjet, në Maqedoni, shumë të rëndësishme për shtetin

Ambasadorja Glover ka treguar se ata kanë mbi 200 vëzhgues që do të jenë pjesë e këtij misioni për raundin e dytë të zgjedhjeve që mbahet nesër

Ambasadorja e OSBE- ODIHR-it në Maqedoni, Audrey Glover, ka bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe të qeta duke thënë se janë shumë të rëndësishme për shtetin.

“Ne gjithmonë kemi menduar se zgjedhjet lokale janë shumë të rëndësishme, sepse votuesi është shumë më i interesuar për problemet e tij lokale, si për shembull çështja e mbledhjes së mbeturinave, rrugët etj. Prandaj është shumë e rëndësishme që në zgjedhjet lokale të sigurohemi se votuesi ka mundësi të sheh se me çfarë ka të bëjë kampanja, çfarë thonë kandidatët”, ka thënë ambasadorja për televizionin Alsat.

Ajo ka treguar se ata kanë mbi 200 vëzhgues që do të jenë pjesë e këtij misioni për raundin e dytë të zgjedhjeve që mbahet nesër.