Bota
Orteku mbyt 5 ushtarë të Legjionit të të huajve
Pesë ushtarë të Legjionit të të Huajve në kuadrin e Ushtrisë së Francës kanë humbur jetën nën një ortek në alpet franceze deri sa ishin duke bërë ushtrime alpiniste.
Në qendrën e sporteve dimërore në Savoie gjatë stërvitjeve ushtarake janë mbuluar nga orteku 13 ushtarë. Gjashtë prej tyre kanë shpëtuar me lëndime të lehta dhe dy të tjerë kanë pësuar ngrirje kështu që është dashur të dërgohen në spitalet e afërme.
Të gjithë ata i takonin një grupi prej 52 ushtarëve të Legjionit të të Huajve , të cilët ndodheshn në zonën Valfrejus. Ata, siç bën të ditur një zëdhënës policie po skijonin në një pistë ku skijimi ishte i ndaluar.
Deri tash nuk jepen informata lidhur me shkaqet e aksidentit.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje