Shkurt.ch

Orteku mbyt 4 persona në Alpet e Valisit

Fjala është për katër turistë gjermanë të skitarisë, të cilët u nxorën nga orteku pa shenja jete të shtunën

Katër persona kanë humbur jetën nga orteku të premten, më 26 prill në regjionin Grünhornlücke, komnuna Fischertal të Kantinit Valis, njofton srf.ch. Fjala është për katër turistë gjermanë të skitarisë, të cilët u nxorën nga orteku pa shenja jete të shtunën.

Grupi ishte nisur rreth orës 9 të mëngjesit, drejt cakut Konkordia-Hütte (shtëpi malorësh). Pasi që ata në mbrëmje nuk kishin mbërritur në vendin e përmendur, përgjegjësi i shtëpisë ka njoftuar organizatën shpëtimtarëve të Kantonit të Valisit, transmeton albinfo.ch.

Po atë mbrëmje është ndërmarrë një fluturim hulumtues me helikopter, me ç`rast është konstatuar se në atë zonë ka pasur disa ortekë. Mirëpo helikopteri nuk mundi të gjente ndonjë shenjë për vendndodhjen e katër personave. Për shkak të motit të keq, kërkimi u ndërpre deri të shtunën rreth orës 13.30, kur filloi sërish.

Pasditen e të shtunës shpëtimtarët përmes pajisjes për kërkimin e të goditurve nga orteku lokalizuan vendndodhjen, në një lartësi mbidetare prej 3110 metrash. ata u nxorën të vdekur nga masa e borës, përcjell albinfo.ch. Identifikimi i tyre është duke vazhduar ndërsa prokuroria përgjegjëse ka iniciuar hetimet.