Kosova

Gjenden dy turistët zviceranë, të mbetur nën ortekët e borës në zonën e Kukësit

Shpëtohen nga ekipi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor-Kosovë ka kryer një operacion në afërsi të fshatit Çajë, në zonën e Kukësit, Shqipëri.

“Për më shumë se 13 orë në aksion, është bërë lokalizimi i dy turistëve zviceranë, të cilët si pasojë e reshjeve të dendura të borës në ditët e fundit, kanë pësuar nga orteku, i cili i ka zënë brenda. Në orët e vona të mesnatës është bërë nxjerrja e tyre nga orteku nga anëtarët e ShKShMK-së, ku rrezikshmëria dhe zona tepër e papërshtatshme për intervenim dhe logjistikë, e kanë bërë këtë aksion tepër të ndërlikuar”, thuhet në njoftimin e ShKShMK, transmeton albinfo.ch.

Turistët janë në gjendje stabile shëndetësore, duke pësuar hipotermi dhe dyshohet për fraktura të gjymtyrëve, të cilat mbesin të vërtetohen nga ekzaminimet e mëtutjeshme mjekësore, teksa pritet të bëhet evakuimi i tyre përmes helikopterit të Emergjencave Shtetërore të Shqipërisë.