Shkurt.ch
Orteku i baltës bllokon autostradën dhe tunelin Gotthard
Autostrada A2 pas kësaj është bllokuar në linjën Amsteg/Ur dhe Göschenen/Ur, në të dy drejtimet. Për pasojë, edhe tuneli Gotthard mbetet i pakalueshëm
Një ortek balte ka bllokuar autostradën A2, në afërsi të tunelit të Gothardit. Orteku ka rënë nën mbrëmjen e të hënës në Gurtnellen (Kantoni Uri) duke u përplasur mbi autostradë, me ç`rast ka kapur një veturë që po qarkullonte në atë pikë, njofton srf.ch. Siç bën të ditur Policia e Kantonit të Urit, askush me atë rast nuk ka pësuar lëndime.
Autostrada A2 pas kësaj është bllokuar në linjën Amsteg/Ur dhe Göschenen/Ur, në të dy drejtimet, transmeton albinfo.ch. Për pasojë, edhe tuneli Gotthard mbetet i pakalueshëm.
Përzierja në mes të baltës dhe borës i ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm infrastrukturës së autostradës dhe kjo mund të kërkojë punime intensive të riparimit, thotë Policia e Kantonit Uri, përcjell albinfo.ch. Duke qenë se shumë nga qafat e maleve në Alpe edhe ashtu janë të mbuluara nga bora dhe janë të shpallura si të bllokuara, policia rekomandon që ato të shmangen duke shfrytëzuar A13 përmes San Bernardinos.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind