Gruaja

Ornela Gavoci fiton titullin “Luxemburg Next Top Model”

Me fitoren e këtij çmimi Gavoci do të marrë pjesë në garën botërore “World Next Top Model”

Bukuroshja Ornela Gavoci është kurorëzuar me titullin “Luxemburg Next Top Model”. Vajza nga Shkodra ka mposhtur në këtë konkurs bukurie 21 konkurrentet e tjera në një spektakël të mbajtur të dielën në mbrëmje në Alvisse Parc Hotel në Luksemburg.

Në rundin e fundit, kur kishin mbetur vetëm tri vajzat që luftonin për çmimin e madh, Gavoci u shpall fituese e çmimit kryesor, duke lënë pas Axelle Noel, e cila fitoi çmimin “përcjellësja e parë” dhe Tessy Ramos, “përcjellësja e dytë”, raporton albinfo.ch.

Me fitoren e çmimit “Luxembur Next Top Model”, Gavoci ka fituar të drejtën të marrë pjesë në garën botërore “World  Next Top Model” që do të zhvillohet nga data 14 -17 qershor në Bejrut.

Një familjare e Orneles tha për albinfo.ch se bukuroshja shqiptare jeton dhe ndjek Liceun në Luxemburg, ndërsa është shumë e motivuar të prezantojë sa më mirë bukurinë shqiptare në garën botërore që mbahet muajin e ardhshëm.

Albinfo.ch