Lajme
Orkestra ushtarake e Zvicrës, në Kosovë për festën nacionale
Orkestra muzikore e ushtrisë zvicerane do të performojë në pesë kryeqytete shtetesh të Evropës Juglindore në kuadrin e aktiviteteve festive për nder të festës kombëtare të Zvicrës, 1 gushtit. Seria e koncerteve mbahet edhe për hir të zviceranëve që jetojnë jashtë ndërsa konsiderohet se në vendet e regjionit të përmendur jetojnë rreth 7000 zviceranë. Në gjithë botën jetojnë mbi 700 mijë shtetas zvierane që ndryshe konsiderohen si “Zvicra e pestë”.
Me iniciativën e Ministrisë së Punëve të Jashtme (EDA) dhe shefit të Armatës së Zvicrës Blattmann orkestra e përmendur në formacionin e vogël (13 anëtarë) do të performojë në manifestimet që do të organizohen nga ambasadat zvicerane në Kosovë, Greqi, Kroaci, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, transmeton albinfo.ch. Aktivitetet do të mbahen nga 24 korriku deri më 1 gusht dhe do të përmbajë ekzekutime të himneve, këngëve, muzikës folklorike dhe pjesë tradicionale nga Zvicra, thuhet në një njoftim të EDA-s.
Turneu fillon në Athinë, më 24 korrik ku do të ketë paraqitje edhe më 25 korrik ndërsa përfundon në Ksoovë, gjegjësisht në Prishtinë dhe në Prizren ku orkestra do të përmbyllë aktivitetet e saj pikërisht më 1 gusht, në ditën e festës nacionale të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën