Lajme
Origjina e shkelësve të ligjit në Vjenë: Shqiptarët si kombësi nuk gjenden fare në listë
Nga 35,892 të dyshuar për vepra të paligjshme në Vjenë, sipas raportit të gjashtëmujorit të parë, del se 17,970 (saktësisht 50 për qind) ishin të ashtuquajtur "të huaj". Shqiptarët, si shtetas të origjinës nuk gjenden fare në këtë listë.
Partia opozitare në Austri, FPÖ, muaj më parë ka parashtruar një kërkesë parlamentare në të cilën kërkonte të dinte nga ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme, Karl Nehammer se si ishin veprat penale në Vjenë në gjysmën e parë të 2021. Rezultati ka arritur në parlament me datën 3 dhjetor në të cilën raporti ishte prej 119 faqe. Siç është bërë e ditur nga gazeta heute.at, në raport janë evidentuar 66,878 vepra të paligjshme në gjashtë muaj e parë të vitit 2021, por vetëm 6.7 për qind e tyre ishin krime të rënda, pjesa tjetër ishin kundërvajtje, përcjell albinfo.at
Për sa i përket qarqeve, numri më i madh i personave të dyshuar për krime dhe vepra penale është shënuar në qarkun (Bezirkun) Favoriten (8,272), i ndjekur nga Floridsdorf (5,590) dhe qarku Donaustadt (5,543). Vendet “më të sigurta” ishin Josefstadt (998), Währing (1,168) dhe Hietzing (1,323). Në këtë raport ishte bërë ndarja e saktë e veprave penale. Kjo në fakt ishte e përmbledhur me 29 faqe.
Në 90 faqet tjera, ishin të përmbledhura pikërisht ato statistika që i interesonte edhe partisë FPÖ. Ata dëshironin të dinin se sa prej krimeve dhe veprave penale në Vjenë, janë të huaj. Po ashtu kërkonin statistika të sakta për secilin komb individual. Përveç kësaj, kërkesa e tyre ishte edhe të bëhet ndarja sipas statusit të qëndrimit. Një kërkese tjetër, ishte të bëhet edhe ndarja sipas moshës dhe gjinisë.
Nga 35,892 të dyshuar sipas raportit të gjashtë – mujor të parë, del se 17,970 (saktësisht 50 për qind) ishin të ashtuquajtur “të huaj”, që është një rënie prej 1,923 krahasuar me një vit më parë (-9,7 për qind). Por më interesantja është se: 3,164 nga të gjithë të dyshuarit, janë të kombësisë serbe, transmeton albinfo.at
Më pas vijnë: Shtetasit rumunë (1271), turqit me (1204), pastaj (1179) persona janë kategorizuar në një grup të statusit i “pazgjidhur”(ungeklärt) dhe shtetasit nga Sllovakia (1150). Numrat treshifrorë përbëhen pastaj nga polakët (856) të ndjekur nga shtetasit e Afganistanit (807), Bullgarisë dhe Sirisë me 724 secila, Gjermanisë (669), Rusisë (612), Hungarisë (560), Kroacisë (405), Bosnjës (397), Irakut ( 314) dhe në fund shtetasit e Nigerisë dhe Maqedonia e Veriut me 290 secila.
Sipas listës të publikuar nga heute.at, është interesant se specifikisht si kombësi askund nuk përmenden shqiptarët dhe as prejardhja e tyre, e veçanërisht shtetasit e Kosovës apo të Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës