Futboll

Orges Bunjaku i bashkohet Kombëtares së Kosovës

Orges Bunjaku ka qëndruar sot në FFK, ku është pritur nga presidenti Agim Ademi dhe KE i FFK-së.

Përmes këtij takimi është zyrtarizuar vendimi i lojtarit për t’iu bashkuar Kombëtares së Kosovës.

Bunjaku ka lindur në Zvicër dhe deri tash ka përfaqësuar këtë shtet në të gjitha ekipet kombëtare të grupmoshave.

Megjithatë, tani ka vendosur ta përfaqësojë vendlindjen e prindërve të tij.

20-vjeçari aktualisht luan në kategorinë e dytë të futbollit francez, Grenoble, ku u transferua nga skuadra e njohur zvicerane, Basel.