Lajme

Organizohet sërish ngjarja filantropike “Shpëto Jetë” në Cyrih

Duke e parë nevojën e madhe për t’iu dalë në ndihmë nënave dhe fëmijëve në Kosovë, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, do të organizojë edicionin e 5-të të mbrëmjes filantropike “Shpëto Jetë”, në Zurich.

Mbrëmja bamirëse “Shpëto Jetë” do të mbahet me datë 05 Maj duke filluar nga ora 20:00, në Restaurant Aubrey Schiffbaustrass 10, 8005 Zurich, ku do të shoqëroheni nën muzikën e bendit “String String”.

Kjo ngjarje ka për qëllim ngritjen e fondeve për t’i mbuluar nevojat esenciale në spitalet publike të Kosovës me pajisje mjekësore dhe medikamente të cilat shpëtojnë jetën e nënave dhe fëmijëve.

Përveç dhurimit të donacioneve, mbrëmja përfshin: darkë, muzikë live, rrjetëzim me komunitetin shqipëtar, socializim dhe filantropi.

Pjesëmarrja juaj do të jetë një kontribut i jashtëzakonshëm në misionin tonë drejt përmirësimit të shëndetit të nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

Thirrja për mbështetje dhe sponzorë është e hapur dhe kompanitë apo individët të cilët dëshirojnë të bëhen sponzorë dhe pjesëmarrës të ngjarjes filantropike.

Falë punës së AMC-së dhe mbështetjes së donatorëve tone përgjatë viteve:

Mbi 5000 jetë foshnjesh janë shpëtuar falë medikamentit surfaktant dhe përdorimit të SiPAP;

Mbi 4000 foshnje kanë përdorur inkubatorët e dhuruar në Neonatologji;

Rreth 2000 foshnje në vit përdorin sistemin e oksigjenit;

Medikamente dhe pajisje mjekësore me vlerë mbi 3 milion euro janë dhuruar ndër vite në QKUK dhe spitalet e vendit;

Rreth 14,000 gra dhe vajza kanë përfituar PAP-teste falas nga programi i Skriningut;

Kemi hapur 17 Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas, ku mbi 10,000 gra dhe prindër kanë përfituar këshilla rreth shtatzanisë, planifikimit familjar dhe shëndetit të tyre.

 

Prandaj, ju ftojmë që të na bashkoheni në edicionin e 5-të të ngjarjes bamirëse “Shpëto Jetë” në Zurich. Të festojmë për arritjet tona të përbashkëta e të dhurojmë për një të ardhme të shëndetshme për nënat dhe fëmijët në Kosovë.

*Të gjitha të hyrat nga sponzorizimet dhe shitja e biletave për këtë ngjarje, në mënyrë transparente, do të përdoren në programet shëndetësore të organizatës Action for Mothers and Children.

Linku i eventit: https://fb.me/e/3zu1Vemtu

Website: www.amchealth.org

Email adresa: [email protected]