Opinione
Organizatat joqeveritare ndërkombëtare
Veçori e tyre është se në përgjithësi janë jofitimprurëse, pra organizime që nuk udhëhiqen nga grumbullimi i fitimeve, por nga avancimi i idealeve të tyre në botë
Në ditët e sotme funksionojnë një sërë organizatash ndërkombëtare joqeveritare, në nivelin rajonal apo global dhe në fusha të ndryshme si bamirësia, mjedisi, të drejtat e njeriut, sporti, etj. Në këtë leksion do të shohim organizimin dhe funksionimin e disa syresh, për t’u familjarizuar me larminë e mënyrave organizative dhe të çështjeve që ato mbulojnë. Veçori e tyre është se në përgjithësi janë jofitimprurëse, pra organizime që nuk udhëhiqen nga grumbullimi i fitimeve, por nga avancimi i idealeve të tyre në botë.
Si të tilla ato tërheqin interesimin e shumë njerëzve idealistë nëpër botë, japin ndihmesën e tyre vullnetare në forma të ndryshme, si aktivistë, dhurues, sensibilizues etj.
Organizatat nën shqyrtimin tonë janë: Internacionalja e Amnestisë (Amnesty International) që merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sidomos në luftën kundër torturës; Greenpeace (Paqa e gjelbert) që merret me mbrojtjen e faunës dhe të mjedisit në përgjithësi, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar që merret me ndërhyrjet në raste urgjente për të shpëtuar jetë njerëzish, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, që merret me organizim sportiv; dhe Freedom House (Shtëpia e Lirisë) që merret me përhapjen e demokracisë nëpër botë. Për secilën prej tyre do të ndërmerret më poshtë një historik i shkurtër, përmbledhja e qëllimeve dhe do të shpjegohen strukturat e organizimit.
Internacionalja e Amnistisë (IA)
Misioni i saj është “të ndërmarrë kërkime dhe veprime për të parandaluar dhe dhënë fund abuzimet me të drejtën e integritetit fizik dhe mendor, me lirinë e mdërgjegjes dhe shprehjes dhe me lirinë për të mos u përndjekur, brenda kontekstit të nxitjes së respektit për të drejtat e njeriut nëpër botë”. Eshtë themeluar në Britaninë e Madhe më 1961 dhe punon për mobilizimin e veprimeve kundër atyre që shkelin të drejtat e njeriut. Në vitin 1977 organizata mori Çmimin Nobel për Paqen për fushatën kundër torturës.
Gjithçka nisi kur dy individë nisën në Britaninë e Madhe dhe në vende të tjera një fushatë mediatike për ata që u quajtën “të burgosur të ndërgjegjes”, individë të burgosur për mendimet e tyre. Ata gjatë vitit 1961 përpiluan dhe botuan një raport të detajuar mbi abuzimet me të drejtat e njeriut (nenet 18 dhe 19 të Deklaratës Universale të Drejtave të Njeriut të OKB) në vende të ndryshme të botës dhe vendosën që kjo do të ishte fillimi i një organizata të përhershme. Për të ndjekur rastet e të burgosurve të ndërgjegjes u formuan grupet e “treshes”, të quajtura kështu sepse secili merrej me tre të burgosur, nga një për tri ndarjet e atëhershme të botës: kapitaliste, komuniste dhe Bota e Tretë. Në mesin e viteve 60 IA po kthehej në një organizatë botërore dhe formuloi kriteret e saj për të burgosurit e ndërgjegjes. Kështu, sado paradoksale që të duket, Nelson Mandela nuk bënte pjesë në listën e tyre, sepse ai kishte mbrojtur idenë e përdorimit të dhunës dhe nuk mund të konsiderohej si viktimë, por edhe si viktimizues. IA e zgjeroi punën e saj duke i dhënë ndihmë familjeve të burgosurve, duke siguruar azil dhe punë në vende të huaja, për persona që u rrezikohej jeta për shkak të bindjeve të tyre, duke çuar vëzhgues në gjyqe, etj. Përpara fundit të viteve 1960, puna e kësaj organizate filloi të njihej nga organizata të tjera ndërkombëtare si OKB, Këshilli i Evropës dhe UNESCO.
Në vitet 1970-1980 organizata filloi të ndërmerrte mobilizime të menjëhershme në shkallë botërore me peticione dhe tubime për njerëz që arrestoheshin ose dënoheshin pa të drejtë nëpër botë. Ajo loboi pranë OKB për miratimin e standardeve botërore të trajtimit të të burgosurve dhe ndikoi në miratimin e Rezolutës 3059 të KS për dënimin formal të torturës dhe mospërdorimin e saj prej shteteve. Në vitet 1990 IA arriti të kishte mbi dy milionë anëtarë në 150 vende të botës. Ajo reagoi kundër dhunimeve të të drejtave të njeriut në konflikte të ndryshme në botë, si në Angola, Timor Lindor, Gjirin Persik, Ruanda, Somali dhe ish-Jugosllavi.
Në mënyrë të veçantë tërhoqi vëmendjen në dhunimet kundër grupeve të veçanta, si refugjatët, pakicat racore, etnike e fetare, gratë ose të dënuarit me vdekje. Përpjekjet e saj ndikuan, midis të tjerash në krijimin e institucionit të Komisionierit të Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut (1993) dhe për Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve (2002). Pas ngjarjeve që pasuan 11 Shtatorin, IA dënoi dhunimet e të drejtave të njeriut në botë që po ndodhnin në emër të sigurisë, si p.sh. trajtimi i të burgosurve në Gjirin Guantanamo, duke theksuar se respektimi i të drejtave të e njeriut është thelbësor për sigurinë.
IA punon në pesë fusha kryesore:
- Të drejtat e grave
- Të drejtat e fëmijëve
- Dhënies fund torturës dhe dënimit me vdekje
- Të drejtat e refugjatëve
- Të drejtat e të burgosurve të ndë
Ajo e drejton punën e saj jo vetëm kundër qeverive, por edhe organizatave joqeveritare apo individëve që shkelin të drejtat e njeriut. Botimi i raporteve të sakta dhe të paanshme, të bazuar mbi hetime nga veprimtarë të saj, shihet si një nga strategjitë kryesore dhe pikat e forta të saj.
IA përbëhet nga anëtarë vullnetarë, por ka një numër të vogël të nëpunësve me pagesë. Në vendet ku organizata ka një prani të fuqishme, anëtarët organizohen në “sektorë”. Aktualisht ka 80 sektorë në të gjithë botën. Secili prej tyre ka një direktorat (bord të drejtorëve). Të ngjashme me sektorët janë “strukturat”, që kanë më pak anëtarë. Në vendet ku nuk ka as sektorë as struktura, individë vullnetarë mund të bëhen “anëtarë ndërkombëtarë”. Ka edhe rrjetet ndërkombëtare, që punojnë mbi tema të caktuara. Organi më i lartë është Këshilli Ndërkombëtar, që mblidhet çdo dy vjet, ku marrin pjesë përfaqësues të zgjedhur prej sektorëve dhe strukturave. Ata zgjedhin Komitetin Ekzekutiv Ndërkombëtar, prej 9 vetash, që për dy vjet me radhë merr vendime për të zbatuar strategjinë e miratuar prej Këshillit. Anëtarët e Komitetit mund të rizgjidhen dy herë të tjera në detyrë. Sekretariati ka rreth 500 nëpunës dhe drejtohet prej Sekretarit të Përgjithshëm. Ai ka qendrën në Londër. IA financohet prej dhurimeve dhe kuotave të anëtarësisë së saj. Nuk pranon dhurata prej qeverive apo organizatave të lidhura me qeveritë.
Greenpeace
Greenpeace u themelua ne Vankuver, Kanada, më 1971 për të kundërshtuar provat bërthamore në Alaska nga ana e SHBA. Më pas fokusi i organizatës u kthye te të tjera çështje mjedisore dhe është bërë e njohur në të gjithë botën për fushatat kundër gjuetisë së balenave, ngrohjen globale, shkatërrimin e pyjeve të lashtë, dhe inxhinierisë gjenetike. Greenpeace ka zyra rajonale dhe kombëtare në 28 vende dhe është i pranishëm në 42 vende dhe tashmë e ka qendrën në Amsterdam të Holandës. Fondet i siguron nga anëtarësia gati 3 milionëshe dhe fondacione bamirëse.
Objektivat Greenpeac-ve jane:
- Gjenerimi i një revolucioni energjetik për t’iu përgjigjur kërcënimit kryesor të planetit: ndryshimeve klimatike.
- Mbrojtja e oqeaneve duke ndalur peshkimin pa fre dhe duke krijuar një rrjet të rezervateve marine.
- Mbrojtja e pyjeve te lashtë të botës si edhe e kafshëve, bimëve dhe njerëzve që jetojnë në
- Çarmatosja dhe paqa duke ulur varësinë te burimet e fundme dhe eliminimi i armëve bë
- Krjimi i një të ardhme pa lëndë toksike me anë të alternativave më të shëndosha ndaj kimikateve të rrezikshme që përdoren sot.
- Mbështetja bujqësisë së që
Greenpeace u krijua nga veprimtarë të lëvizjeve për paqe dhe kundër energjisë bërthamore. Veprimi gjenerues ishte ai i kundërshtimit të provave bërthamore të SHBA. Struktura e organizatës përbëhet nga zyrat qendrore në Amsterdam dhe 28 zyra rajonale dhe kombëtare në 42 vende të botës. Këto të fundit janë të mëvetishme në një masë të madhe gjatë realizimit të fushatave strategjike dhe ngrenë fondet e tyre prej dhuruesve. Zyrat mbështesin një rrjet të grupeve vullnetare lokale. Përveç metodave të zakonshme të rritjes së sensibilizimit publik dhe kërkimeve në çështjet e mjedisit, Greenpeace ndërmerr edhe veprime të drejtpërdrejta paqësore. Të famshme janë anijet e Greenpeace që dalin midis balenave dhe anijeve peshkuese për t’i penguar këto të fundit të arrijnë objektivin. Në vitin 1985 kur një anije e Greepeace po i afrohej zonës e Paqësorit jugor ku Franca po zhvillonte prova bërthamore, me urdhër të Presidentit Miteran shërbimet sekrete mbytën anijen në ujrat territoriale të Zelandës së Re, me anë të bombave. Në këtë ngjarje vra një fotograf holandez, që pas shpërthimit të parë të vogël kishte hyrë në anije për të fotografuar dëmet, por që e pësoi nga një shpërthim i dytë. Pasi u zbulua përfshirja shtetërore, Franca pagoi dëmshpërblime Zelandës së Re dhe viktimës. Greenpeace është akuzuar disa herë për eko-terrorizëm, për shkak të përdorimit të metodave të tilla dhe për marrjen e qëndrimeve që nuk janë të shëndosha nga pikëpamja ekonomike, madje edhe ekologjike.
Kryqi i Kuq Ndërkombëtar
Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe është një lëvizje humanitare ndërkombëtare me afro 97 milionë vullnetarë. Misioni kryesor i saj është mbrojtja e jetës dhe e shëndetit të njerëzve, pa dallime kombëtare, racore, feje, klase apo bindjesh politike. Në të vërtetë nuk ekziston një organizatë e njësuar, por disa të tilla të pavarura nga njëra-tjera, por të bashkuara prej parimeve, objektivave simboleve dhe statuteteve të përbashkëta.
Këto janë:
- Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, një institucion privat humanitar, themeluar në Gjenevë të Zvicrës më Komiteti i tij prej 25 vetash ka nje autoritet unik sipas ligjeve humanitare ndërkombëtare për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e viktimave të konflikteve të armatosura, ndërkombëtare apo civile.
- Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, e themeluar më 1919 dhe që sot bashkërendon veprimtarinë e 186 shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në raste urgjencash. Edhe kjo bazohet në Gjenevë.
- Shoqata të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe ekzistojnë në gati çdo vend të botës dhe janë anëtare të Federatë Secila ushtron veprimtarinë brenda kufijve të vendit të vet, sipas parimeve të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe statuteve të tjera,
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKQ) lindi për të ofruar një sistem shëndetësor për të plagosurit në luftra. Në qershor 1859 sipërmarrësi zvicerian Henry Dunant po udhëtonte për arsye private në Itali, kur u bë dëshmitar i një beteje midis Austro-Hungarisë dhe Mbretërisë së Piemontit. Brenda një dite 40,000 ushtarë nga të dyja palët dergjeshin të plagosur në fushë. I shokuar Dunanti mobilizoi popullsinë vendore në një fushatë ndihme. U kthye në Gjenevë dhe shkruajti një libër mbi këtë ngjarje dhe ua shpërndau figurave ushtarake dhe politike nëpër Evropë, duke u bërë thirrje për të krijuar një shoqatë të paanshme që të ndihmonte të plagosurit në luftra. Në vitin 1863 në Gjenevë u organizua një konferencë ndërkombëtare për këtë qëllim. Një vit më vonë një konferencë ndërshtetërore e organizoi qeveria zviceriane me përfaqësues nga shtete evropiane dhe SHBA, Brazili, Meksika. U nënshkrua konventa e Gjenevës për të ndihmuar të plagosurit në fushbetejë. Menjëherë u ngritën shoqatat kombëtare të Kryqit të Kuq në shumë vende evropiane.
Gjatë Luftës së Parë Botërore KNKQ ndihmoi në trajtimin e robërve të luftës, shkëmbimin e tyre si edhe korrespondencën me familjet. Gjithashtu ai monitorou sjelljen e ushtrive në beteja dhe dënoi me forcë përdorimin e armëve kimike. Pas lufte ai organizoi kthimin e qindra mijëra të burgosurve në shtëpitë e veta. Veprimtari të ngjashme KNKQ kreu edhe gjatë Luftë ssë Dytë Botërore. Një e metë e madhe ishte se KNKQ Gjerman i kontrolluar nga nazistët nuk bashkëpunoi me statutet e Gjenevës dhe nuk bëri përpjekje për të ndaluar vrasjet masive nëpër kampe. Gjatë dy luftrave botërore KQ mori dy çmime Nobel, të vetmet që u dhanë gjithsej gjatë periudhave të luftrave. Me rastin e festimit të 100 vjetorit, më 1963 KNKQ mori Nobelin e tretë. Që nga viti 1993 qytetarë jozvicerianë lejohen të shërbejnë si delegatë të KNKQ jashtë Zvicrës dhe tani numri i jozvicerianëve ka arritur 35%. Më 1990 AP e OKB i dha KNKQ statusin e vëzhguesit për sesionet e veta dhe takimet e komiteteve, i pari status i tillë që i jepet një organizate të shoqërisë civile. Më 1993 Zvicra konfirmoi politikën e saj të mosndërhyrjes dhe të pavarësisë së KNKQ Kjo marrëveshje mbron pronat e KQ në Zvicër, përfshirë zyrat qendrore, arkivat, përjashtim nga taksat, status diplomatik për anëtarët. Në vitet 1990 puna e KNKQ është bërë më e vështirë, diçka që dëshmohet prej faktit se më shumë delegatë të tij kanë humbur jetën se sa në çdo periudhë të mëparshme.
Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (FKQ) u themelua më 1919 në Paris nga përfaqësues të shoqatave të Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Japonisë dhe SHBA. Qëllimi ishte që të zgjerohej veprimtaria e KQ edhe për përgjigje të menjëhershme në raste urgjencash humanitare. Pati fërkime me KNKQ. Pesë vite pas themelimit FKQ kishte kryer misione humanitare në 34 vende, përfshirë edhe Shqipërinë që përjetonte zi buke. Në disa operacione KNKQ bashkërendoi punët me FKQ. Gjatë Luftës së Dytë Botërore edhe FKQ u shpërngul në Gjenevë për të [ërfituar nga neutraliteti i Zvicrës. Më 1963 FKQ mori çmimin Nobel së bashku me KNKQ. Më 1997 KNKQ dhe FKQ nënshkruan Marrëveshjen e Seviljes që përcaktonte edhe më tej përgjegjësitë e dy organizatave. Më 2004, në zonën e cunamit të Azisë Jugore, FKQ zhvilloi misionin më të madh ndonjëherë, ku morën pjesë 22,000 vullnetarë nga e gjithë bota.
Konferenca Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, që mblidhet çdo katër vjet, është njësia institucionale më e lartë e lëvizjes. Marrin pjesë shoqatat kombëtare të KQ, KNKQ, FKQ. Midis konferencave Komisioni i Përhershëm bën bashkërenimn e punëve, gjithashtu edhe rregullimin e bashkëpunimit midis KNKQ dhe FKQ. Komisioni ka dy përfaqësues nga Federata (përfshirë presidentin), dy nga KNKQ (perfshirë presidentin) dhe pesë veta të tjerë të zgjedhur nga Konferenca. Komisioni i Përhershëm mblidhet të paktën një herë në 6 muaj.
Ndryshe nga sa mendohet KNKQ nuk është një OJF e mirëfilltë dhe as ndërkombëtare në plotë kuptimin e fjalës. Nuk është OJF sepse sipass ligjit zvicerian është regjistruar si një prganizatë private. Anëtarësia e tij kufizohet vetëm te nënshtetasit zvicerianë, kurse emërtimi “ndërkombëtar” ka të bëjë me fushën e veprimit dhe jo me përbërjen e tij. Financimi bëhet nëpërmjet dhurimeve të shoqatave të KQ në vendet e tjera.
Nëse sipas Marrëveshjes së Gjenevës KNKQ është organizata udhëheqëse në rastet e ndërhyrjes së KQ në konflikte të armatosura, FKQ është organizata udhëheqëse në raste urgjencash që nuk përfshijnë konflikt të armatosur. FKQ bashkëpunon me shoqatën e KQ të vendit ku ka ndodhur ngjarja, së bashku me shoqatat e KQ të vendeve të tjera që kanë ofruar ndihmë. Simboli i FKQ është një kombinim i një kryqi të kuq në të majtë dhe një gjysmëhëne të djathtë të vendosura në një fushë të bardhë, brenda një kuadri të kuq, pa ndonjë tekst të shkruar. Kryqi i kuq në fushën e bardhë është ndërrim i ngjyrave të flamurit zvicerian, selia e lëvizjes. Simbol i barazvlefshëm me kryqin e kuq njihet edhe gjysmëhëna e kuqe që u përdor për herë të parë gjatë luftë ruso-turke të viteve 1876-8. Kohët e fundit për simbol të barazvlefshëm njihet edhe Ylli i Davidit, i përdorur nga shoqata e Izraelit.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) është themeluar më 1894 nga Pierre de Coubertin dhe Demetrios Vikelas dhe e ka selinë në Lozanë të Zvicrës. Anëtrësia e tij numëron 205 komitete olimpike kombëtare. KON organizon lojrat olimpike që zhvillohen në dimër dhe verë. Për herë të parë u zhvilluan në Athinë më 1896, ndërsa lojrat dimërore në Shamonis të Francës më 1924. Rikthimi i Lojërave Olimpike pas 1500 vjetësh u bë me shpresë se sporti do të ndikonte në përhapjen e paqes dhe komunikimit midis vendeve të botës.
Seanca e KON është takimi i përgjithshëm i organizatës që mbahet çdo vit dhe ku çdo anëtar ka një votë. Seanca të jashtëzakonshme mund të thirren nga presidenti nëse kërkohen me shkrim nga së paku një e treta e anëtarëve. Seanca e KON ka të drejtë të bëjë ndryshime në Kartën Olimpike, të zgjedhë anëtarët e KON, presidentin e nderit dhe anëtarët e nderit, të zgjedhë presidentin, zv/presidentin dhe 10 anëtarët e tjerë të direktoratit (bordit ekzekutiv) dhe të zgjedhë qytetinn që do të mirëpresë lojërat e ardhshme olimpike. 92 % e fitimeve të KON shpërndahet te organizatat kombëtaer për zhvillimin e sporteve dhe vetëm 8% mbahen për shpenzimet e organizatës. Zgjedhja e qytetit të radhës që do të mirëpresë lojërat olimpike është një konkurrim i ashpër dhe në disa raste ka pasur zëra për korruptim të zyrtarëve të KON. KON është kritikuar edhe për zgjedhjen e Kinës për lojërat e vitit 2008, për shkak të mosrespektimit të të drejtave të njeriut në këtë vend. Parimi i dytë në Kartën Olimpike thotë: “qëllimi i Olimpizmit është që ta vërë sportin në shërbim të zhvillimit harmonik të njeriut, me synim për të nxitur një shoqëri të paqme që ruan dinjitetin njerëzor”. Internacionalja e Amnistisë ka bërë thirrje që KON të nxisë Kinën për respektimin e të drejtave të njeriut.
Freedom House (Shtëpia e Lirisë)
Freedom House (FH), i shqipëruar Shtëpia e Lirisë, është një OJF ndërkombëtare me qendër në SHBA, e cila ndërmerr kërkime dhe avokim të demokracisë, lirisë politike dhe të drejtave të njeriut. Njihet sidomos për vlerësimin vjetor të shkallës së lirive demokratike në secilin vend dhe që përdoret në studimet politike. U themelua nga Wendell Willkie dhe Eleonora Ruzvelt më 1941. Financohet në masën 80% nga buxheti i SHBA, por merr para edhe nga burime të tjera, si p.sh. fondacione të ndryshme, qeveria holandeze, etj.
FH ka përkrahur lëvizje dhe veprimtarë të lirisë në SHBA dhe vende të tjera. P.sh. në vitet 1950-60 ka mbështetur lëvizjen e të drejtave civile. Gjithashtu ka përkrahur disidentin rus Andreji Sakarov dhe lëvizjen Solidarnost në Poloni. FH ndihmon vendet ish-komuniste për të themeluar media të pavarur, OJF dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira. FH drejtohet nga një direktorat që nuk ka lidhje me dy partitë kryesore.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?