Kosova
Organizata zvicerane ndihmon shëndetësinë edhe në Mitrovicë
Organizata zvicerane që merret me sektorin e shëndetësisë AQH ka dhuruar një donacion në mjete pune për shëndetësinë në Komunën e Mitrovicës, pako në mjete për dhjetë Qendra të Mjekësisë Familjare dhe dy pako për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.
Sipas kryeshefit të QKMF-së në Mitrovicë, Burim Pllana, këto pako në mjete pune përbëjnë otoskop, oftalmosokop, pulsoksimetra, peshore, reflektor, inhalator, çanta për punë në terren dhe mjete të tjera pune që janë të nevojshme për punë të përditshme në qendrat mjekësore.
Me këtë rast, kryeshefi i QKMF-së e ka falënderuar AQH-në, e cila në vazhdimësi e ka ndihmuar QKMF-në e Mitrovicës.
Për këtë donacion, organizatën AQH e ka falënderuar edhe drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi, Erseka Hasanaj Barani, e cila tha: “AQH në vazhdimësi e ka përkrahur shëndetësinë në Mitrovicë me mjete pune dhe me trajnime dhe për këtë, në emër të drejtorisë i falënderoj AQH-në, pasi këto mjete pune ndihmojnë në masë të madhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore, si dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve”.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra