Zhvillim

Organizata zvicerane ndihmon edhe Komunën e Drenasit

Kjo organizatë ka mbështetur Komunën e Drenasit në vitin 2016, si dhe do ta bëjë edhe në tri vitet e ardhshme

 

Organizata zvicerane “AQH” po vazhdon të ndihmojë Komunat në Kosovë. Përfaqësuesja e kësaj kompania, Debra Stevenson së bashku doktoreshën Qamile Ramadani kanë vizituar edhe Komunën e Drenasit, ku janë me të parin e kësaj komune, Ramiz Lladrovcin, përcjell albinfo.ch.

 

Kjo organizatë ka mbështetur Komunën e Drenasit në vitin 2016, si dhe do ta bëjë edhe në tri vitet e ardhshme.

 

“Projekti i mbështetur nga kjo organizatë përfshinë aktivitete që kanë të bëjnë me trajnimin e menaxhmentit shëndetësor në planifikimin e buxhetit, menaxhimin e resurseve humane, furnizimi me pajisje bazike të kujdesit parësor shëndetësor me çka synohet rritja e kualitetit të shërbimeve shëndetësore të Komunës së Drenasit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.

 

Stevenson ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në projektet e planifikuara për vitet në vazhdim të realizohen sipas dinamikës së paraparë.