Lajme
Organizata Botërore e Turizmit këtë vit pret rimëkëmbje sikur para pandemisë
Organizata Botërore e Turizmit ka njoftuar se këtë vit presin që turizmi global të kthehet në normalitet sikur para pandemisë Covid-19.
Sipas kësaj organizate, e cila operon në kuadër të Kombeve të Bashkuara, rritja e lidhjeve ajrore globale dhe një rimëkëmbje e tregjeve aziatike do të mund të bëjë një rikthim të plotë të aktiviteteve turistike në mbarë botën gjatë këtij viti, por megjithatë paqëndrueshmëria gjeopolitike në Lindjen e Mesme konsiderohet si një rrezik për industrinë, përcjell albinfo.ch.
Ndër të tjera, kjo organizatë ka bërë të ditur se në vitin 2023 kërkesa për udhëtime në Evropë dhe Afrikë arriti në nivelet sikur para pandemisë dhe i tejkaloi ato në Lindjen e Mesme, ndërsa disa destinacione, si Evropa Mesdhetare, Karaibet dhe nënrajonet e Amerikës Qendrore dhe Afrikës Veriore, vitin e kaluar tejkaluan shifrat e turizmit ndërkombëtar që u regjistruan në vitin 2019, raporton Reuters.
Organizata pret që turizmi në Kinë të rritet në vitin 2024, pasi qeveria lejoi udhëtimin pa viza për qytetarët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Holandës, Spanjës dhe Malajzisë deri më 30 nëntor 2024, teksa këtë vit kapaciteti i fluturimeve për në dhe jashtë Kinës do të rritet po ashtu.
Kontributi i përgjithshëm i turizmit në ekonominë globale në vitin 2023 ishte 3.3 trilionë dollarë, sipas raportit.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit