Lajme
ORF, emision kushtuar shqiptarëve në Austri
Televizioni publik austriak ORF2, në kuadër të emisionit “Heimat, Fremde Heimat” ka realizuar një edicion kushtuar komunitetit shqiptar në Austri
Rreth 100 mijë shqiptarë jetojnë në Austri, të cilët përbëhen nga tri shtete kombëtare. Vetëm 3 mijë prej tyre vijnë nga Republika e Shqipërisë. Pjesa tjetër kanë rrënjët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Prandaj, trashëgimitë që ata sollën me vete nga vendet e tyre amë, janë të ndryshme.
Gazetarja e ORF-it, Sabina Zwitter, ka biseduar me disa përfaqësues të shoqatave shqiptare në Austri, ku llogaritet të janë rreth 1 mijë shoqata shqiptare, të cilat janë një pasqyrë e mirë e komunitetit, thuhet në fillim të këtij emisioni televiziv, përcjell albinfo.at.
Televizioni publik austriak thotë se shqiptarët në Austri janë të lidhur me njëri-tjetrin dhe ruajnë kulturën dhe traditën e tyre. Ata organizojnë festa të mëdha kulturore – tradicionale me pjesëmarrje prej 1500 – 2500 persona.
Kaltrina Durmishi, kryetare e Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri, i karakterizon shqiptarët si shumë shpejt të ambientueshëm dhe të zellshëm.
Ajo ka thënë se kultura shqiptare luan një rol të rëndësishëm dhe duhet të jesh aktiv në ruajtjen e gjuhës.
Franziska Tschinderle, gazetare e njohur austriake, e cila trajton tema me fokus Evropën Juglindore dhe ka një tezë masteri që po hulumton në Shqipëri, gjurmët e kryebashkiakut të parë të Vjenës nacional–socialist, Hermann Neubacher. Franziska ka botuar edhe një libër me reportazhe udhëtimesh “Unterwegs in Albanien” (Nëpër Shqipëri), ku pasqyron një pjesë tjetër të Shqipërisë, raporton albinfo.at.
“Është e rëndësishme të thuhet se shpesh shqiptarët në Evropën Juglindore, janë futur disi në një tenxhere, dhe është menduar se ata kishin të njëtën histori dhe përvoje gjatë shekullit 20-të. E vërteta është se prej vitit 1912 ata kishin një histori paralele. Pra, një pjesë e shqiptarëve që ishte nën ish-Jugosllavinë e Titos, dhe një pjesë tjetër nën regjimin komunist –stalinist të Enver Hoxhes”, ka thënë gazetarja Tschinderle,
Pas vdekjes së Enver Hoxhes dhe rënies së regjimit komunist të tij, thotë ORF, nga viti 1990 shumë shqiptarë ikën si refugjatë në shtetet fqinje (v.j. të Austrisë) ndërsa rreth 3 mijë shqiptarë nga Shqipëria jetojnë në Austri. Shumë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës gjatë luftës së ish-Jugosllavisë ikën për në Austri për të gjetur lirinë e tyre dhe një “atdhe të dytë”.
“Fëmijëria e shumë njerëzve ka qenë e shtypur nga dhuna, paniku dhe frika. Ndoshta këto janë trauma të cilat mund të kapërcehen më lehtë me njerëz të cilët i kanë kaluar vetë ato. Ndoshta kjo ka bërë që kominiteti ynë të jetë kaq i lidhur me njëri-tjetrin”, thekson ndër të tjera për ORF, Kaltrina Durmishi.
Tutje televizioni pubik austriak e përshkruan edhe punën e Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri ku thotë se përmes këtij Këshilli organizohet edhe Java e Kulturës Shqiptare në Austri në të cilën shoqata të ndryshme marrin pjesë me projekte të shumta, duke filluar nga muzika jazz e deri të vënia në skenën e teatrit shfaqjen “Kthimi i Karl May”.
Në këtë emision, ORF përmend edhe pranimin e 4 mijë afganëve në Shqipëri që thotë se ishte një befasi edhe për shtetet evropiane. “Kjo ka treguar se sa proamerikan dhe sa besnik janë shqiptarët, të cilët me një lutje nga Amerika, kanë strehuar rreth 4 mijë afganë, ndonëse ata aty do janë vetëm përkohësisht”, ka nënvizuar, gazetarja Tschinderle.
Për emisionin “Heimat, Fremde Heimtat” kushtuar shqiptarëve, është prononcuar edhe Robert Pichler nga Akademia Austriake e Shkencave, i njohur si albanolog dhe antropolog, i cili studion prejardhjen dhe të kaluarën e shteteve ballkanike në bazë elementesh arkitekturore dhe shoqërore, por edhe në bazë fenomenesh historike.
“…sidomos pas rënies së komunizmit vërehet në Ballkan një zhvillim i një kulture improvizuese…”, shprehet ndër të tjera Pichler, ndoshta nën kuptimin që një nga forcat e shqiptarëve me të mëdha është aftësia për t’u adaptuar.
Kryetari i Shoqatës “17 Shkurti” në Baden, Tahir Turkaj, tregon për ORF se tek populli shqiptarë asnjë herë nuk është bërë dallim çështja e religjionit. “ Tek shqiptarët kurrë nuk ka pasur dallim çështja e religjionit. Gjatë kohërave mund të jenë disa ekstremistë, por ata mund të janë 1% apo edhe më pak. Populli shqiptarë gjithmonë ka qenë tolerantë ndaj besimeve. Unë jam i besimit mysliman por ndoshta më shumë kam qenë në kishë sesa në xhami”, thotë ai.
Për këtë emision kanë folur edhe shkrimtarja bullgare Kapka Kassabova, e cila është botuese e librit “Am See” (Në liqen) dhe përmes këtij libri ajo ka ndjekur gjurmët e familjes së saj në liqenin e Ohrit si dhe është marr çështjen e kulturës shqiptare.
Në anën tjetër, Armend Kura nga Veleshta e Maqedonisë së Veriut, punëtor në mirëmbajtjen e varrezave, ka treguar se nga fshati i tij shumë gjenerata kanë ardhur në Austri, duke punuar në këtë lloj profesioni, kurse me kursimet e tyre ata kanë arritur të përkujdesen për zhvillimin e ekonomisë në vendlindje dhe kanë ndërtuar shumë shtëpi. Por, siç thotë ORF, ata sot investojnë paratë e tyre në Austri, sepse kanë gjetur një mjedis për jetën e tyre të re.
Emisioni “Heimat, Fremde Heimat” përbëhet në tri pjesë, dhe pjesa ku i kushtohet komunitetit shqiptar fillon nga minuta 8:30 dhe zgjat deri në minutën 18:15 minuta.
Videon e emisionit mund ta shihni duke klikuar në këtë link:
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor