Bota
Orbani ngre gardhin kundër refugjatëve dhe faturën ia dërgon BE-së
Këtë kërkesë Orbani e ka formuluar në një letër dërguar Kryetarit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Në të ai kërkon një shumë prej 400 milionë eurosh
Meqenëse nga gardhi me Serbinë nuk përfiton vetëm Hungaria, por i gjithë BE, Viktor Orbani i paraqet faturën BE. Ky gardh ndikoi në mbylljen e itinerarit ballkanik, përmes të cilit në Evropë vijnë shumë pak refugjatë.
Kryeministri i Hungarisë kërkon t’ia kalojë Bashkimit Evropian shpenzimet për gardhin e tij në kufi, i cili synon të ndalojë refugjatët. Këtë kërkesë Orbani e ka formuluar në një letër dërguar Kryetarit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Në të ai kërkon një shumë prej 400 milionë eurosh, shkruan deutsche Welle.
Bashkimi Evropian duhet të përballojë në këtë mënyrë gjysmën e shpenzimeve për ndërtimin dhe mbajtjen deri tani në punë të pajisjeve të gardhit në kufirin jugor të Hungarisë, kërkoi ministri i kabinetit të Orbanit, Janos Lazar para shtypit në Budapest. “Kur flasim për solidaritet evropian, duhet të flasim edhe për mbrojtjen e kufirit dhe atëherë solidariteti duhet të përjetohet edhe në praktikë”, deklaroi Lazar. “Si rrjedhojë e kësaj, partitë unioniste duhet të marrin pjesë në shpenzime”. Gardhi që ka kushtuar 800 milionë euro nuk mbron vetëm Hungarinë, por edhe pjesën tjetër të Evropës, deklaroi ai.
Shpenzime për material dhe personel
Në vitin 2015, përmes Hungarisë erdhë në Evropë më shumë se 400.000 refugjatë. Pas kësaj, Hungaria ngriti një gardh të forcuar me tela me gjemba në kufi me Serbinë. Gardhi më vonë u zgjerua dhe u zgjat deri në kufi me Kroacinë. Për ta ruajtur atë u dërguan 3000 kufitarë. Gardhi hungarez kontribuoi në mbylljen e të ashtuquajturit itinerar ballkanik, përmes të cilit erdhën në Gjermani shumë refugjatë. Që atëherë, thuajse asnjë refugjat nuk e ndjek më këtë rrugë. BE e ka kritikuar ashpër këtë fortifikim të kufirit.
Simbol i politikës së izolimit
Gardhi luan një rol qendror simbolik në politikën demonstrative të izolimit të Orbanit ndaj refugjatëve. Qeveria me drejtim të djathtë e Hungarisë ndjek një politikë të frikësimit sistematik të migrantëve. Ata pak refugjatë që arrijnë të hyjnë në vend mbahen në zona tranzit pranë kufirit. Me anë të fushatave plot urrejtje kundër refugjatëve dhe me anë të demonizimit të mbrojtësve civilë, Orbani e forcoi pozicionin e tij në politikën e brendshme. Migrimin Orbani e quajti së fundi “kal troje për terrorizmin”.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim