Sport

Orari i garave të sportistëve të Kosovës në “Paris 2024”

Kosova në këto Lojëra do të marrë pjesë me nëntë garues

Lojërat Olimpike Verore “Paris 2024” do të fillojnë zyrtarisht nga data 26 korrik dhe do të zgjasin deri më 11 gusht.

Kosova në këto Lojëra do të marrë pjesë me nëntë garues.

Tani më është mësuar edhe data dhe ora e saktë se kur kosovarët do të nisin garat për një medalje olimpike, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës, transmeton albinfo.ch.

E para që do të hapë Olimpiadën është Distria Krasniqi, e cila ndeshjet do t’i zhvillojë më 28 korrik, nga ora 10:00.

Një ditë më vonë do të garojnë xhudistët Nora e Akil Gjakova, nga ora 10:00, kurse më 30 korrik në po të njëjtin orë luftën për medalje olimpike do ta nisë Laura Fazliu.

Në këtë datë një orë më vonë garën do të nisë edhe Adell Shaboviq në sportin e notit.

Xhudistja e fundit nga Kosova, Loriana Kuka, ndeshjet e saj i fillon më 1 gusht me fillim nga ora 10:00.

Donjeta Sadiku është garuesja e radhës që do të marrë pjesë në sportin e boksit, ku fillon garën më 27 korrik, ndërsa ora do të varet nga shorti që hidhet më datë 25 korrik. Takimi i saj i parë do të jetë nga ora 15:00, ose 20:00.

Më 2 gusht Gresa Bakraqi në sportin e atletikës në garën 800 metra nis ëndrrën për medalje olimpike nga orën 19:45.

Kurse garuesja e fundit në këtë Olimpiadë është Hana Beiqi, që do të garojë në not më 3 gusht, nga ora 10:00.