Fun

Ora më e shtrenjtë në botë kushton 40 milionë dollarë

Kompania “Graff Diamonds” ka krijuar orën më të shtrenjtë në botë, e cila është e përbërë nga diamante 153 karatëshe.  Prodhimi i “Graff Diamonds” është ekspozuar tashmë në panairin botëror të orëve luksoze dhe stolive “Basel World” që do të jetë i hapur deri më 26 mars në Bazel të Zvicrës.

Ora e quajtur ‘Fascination’ mund të vendoset edhe si byzylyk apo si unazë.  Megjithatë, deri tani kompania nuk ka marrë ende asnjë ofertë për blerjen e kësaj ore, e cila është e destinuar t’i përkasë ndonjë prej njerëzve më të pasur në botë.

Në këtë panair, të 4-tin me radhë, janë paraqitur më shumë se 1.500 marka, nga më shumë se 40 vende, përfshirë ato si: “Rolex”, “Dior” dhe “Tag Hojer.” Organizatori i pret më shumë se 150 mijë vizitorë nga e gjithë bota për të vizituar panairin dhe për të parë modelet e fundit nga koleksionet më prestigjioze të orëve dhe stolive.