Lajme
“Ora e Tokës”: Dritat do të fiken në shumë qytete të Zvicrës mbrëmjen e së shtunës
Më shumë se 100 qytete, komuna, kompani dhe individë në Zvicër po marrin pjesë në iniciativën “Ora e Tokës” mbrëmjen e së shtunës. Ata do të fikin dritat për një orë në orën 20:30, për të dhënë një sinjal të qartë për klimën. Ky aksion i WWF është nisur në shkallë globale, transmeton albinfo.ch.
Qytete si Gjeneva, Fribourg, Delémont, Ecublens, Montreux, Morges, Basel, Berna, Lucerne, Locarno dhe madje edhe St. Gallen do të fikin ndriçimin e monumenteve të tyre emblematike për një orë, të shtunën në mbrëmje në orën 20:30. Nga ana e biznesit, UBS, për shembull, do të fikë dritat në Paradeplatz në Cyrih.
Gjatë kësaj “Ore të Tokës”, monumentet e famshme si Empire State Building në New York apo Taj Mahal në Indi do të mbeten gjithashtu do të “mbulohen” nga errësira, shkruan RTS.
Nisma ka mbështetjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. “Ora e Tokës na kujton se ne të gjithë – në një shkallë të madhe dhe të vogël – mund të kontribuojmë në mbrojtjen e shtëpisë sonë të përbashkët dhe sigurimin e të ardhmes sonë”, ka thënë ai.
Të dhënat e publikuara së fundmi nga Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) tregojnë rëndësinë e veprimit klimatik. Temperaturat mesatare të ajrit dhe oqeaneve nuk kanë qenë kurrë aq të larta sa në vitin 2023 që nga fillimi i matjeve.
Në Zvicër, gjurma mesatare është rreth 13 tonë ekuivalent CO2 për person në vit. “Ne duhet dhe mund ta reduktojmë atë”, thotë WWF.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik