Shkurt.ch

Ora 12-milionëshe vjen në nëntor në ankandin e Gjenevës

Ora e xhepit, një kryevepër zvicerane e orëve, e llojit si „Supercomplication Henry Graves“, vlerësohet 12 milionë euro dhe do të dalë në shitje në ankandin “Sotheby” në Gjenevë më 14 nëntor.

Ora e artë e xhepit ka 24 karakteristika, disa nga të cilat janë shumë të pazakonta, kështu që nëse koha tregon funksione të ndryshme kronologjike për çdo orë të ditës, tregon edhe fazat e hënës, madje edhe pozicionin e yjeve mbi Nju-Jork dhe në çdo minutë cingërron melodinë e njëjtë sikur të Big Benit të Londrës. Ky mekanizëm ore është punuar në 18 karat ari. Në mesin e ekspertëve dhe koleksionarëve është e njohur si “Grali i shenjtë” dhe krejtësisht i punuar me dorë në punëtorinë “Patek Phillippe” në vitin 1933. Ora është shitur në Nju-Jork në vitin 1999, pas 66 vjetësh sa ishte në posedim privat. Pastaj, në një ankand të „Masterpieces of the Time Museum“” është vlerësuar në mes të 3 dhe 5 milionë dollarëve amerikanë dhe është shitur për 11 milionë dollarë, duke u bërë ora më e shtrenjtë e shitur në një ankand, thonë në Sotheby. Ora aktualisht është në pronësi të një koleksionisti anonim. Dalja e orës në ankand përkon me përvjetorin e 175-të të themelimit të prodhuesit të famshëm zviceran “Patek Phillippe”. “Supercomplication Henry Graves”, 56 vjet ishte ora më e komplikuar në botë, por sot orët e tilla bëhen përmes kompjuterëve.