Autotech

Opsioni i ri i Twitter u jep përdoruesve më shumë kontroll

Përdoruesit do të jenë përsëri të aftë të shikojnë dhe ndërveprojnë me përgjigjet e fshehura

Twitter Inc po lanson një karakteristikë të re për përdoruesit për të fshehur përgjigjet në cicërimet e tyre, për t’u dhënë përdoruesve më shumë kontroll mbi bisedat e tyre në faqe.

Karakteristika, e cila është testuar më parë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Japoni, është pjesë e përpjekjeve të Twitter për të pastruar përmbajtjet abuzive dhe për ta bërë platformën e rrjetit social më miqësor për përdoruesit.

Gjatë testimeve kompania zbuloi se njerëzit fshehin më së shumti përgjigjet që janë të pavend, jashtë teme ose bezdisëse.

Përdoruesit do të jenë përsëri të aftë të shikojnë dhe ndërveprojnë me përgjigjet e fshehura, duke klikuar mbi një ikonë që do të shfaqet te cicërimet.

Twitter gjithashtu do të kontrollojë përdoruesit, të cilët e përdorin këtë karakteristikë, nëse ata duan të bllokojnë personin që përgjigjet.