Kosova
Opozita përplaset në Kuvend për dialogun
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në debatin për dialogun me Serbinë u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që ta marrin procesin e dialogut në dorë, siç tha “që të mos vendosin të tjerët për ne”.
Kryeministri tha se kontributi i të gjithë deputetëve është i nevojshëm në këtë debat.
“Ajo që dua të ju lus është që mos e harroni këtë, që një temë e vendit tuaj mund të shtrohet në tavolinat e vendimmarrjes edhe pa kontributin tonë. Ajo që ka bërë parlamenti në të kaluarën nuk është për dialogun që vjen. Merreni në dorë procesin e dialogut si parlament, ka mjaftë rezoluta dhe kontribute”, ka thënë Haradinaj, përcjell albinfo.ch.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka kundërshtuar rezolutën e PSD-së për dialogun me Serbinë. Ai tha se duhet treguar se për çka konkretisht do të bisedohet në dialog.
Ndërsa sipas deputetit Visar Ymeri, një diskutim i tillë tregon sa e rëndësishme është që Kuvendi ta shkruajë platformën e strategjinë, që siç tha ai kjo mos t’i lihet një grupi të vogël njerëzish, apo Thaçit.
Ymeri tha se është e rëndësishme të testohet LDK-ja në fillim të procesit e jo në fund.
Ndërsa Avdullah Hoti në replikën e tij tha se me rezoluta të tilla nuk shkohet askund, dhe se nuk ka parti në Kuvendin e Kosovës që mund ta testojë LDK-në.
Edhe deputeti Dardan Molliqaj ka ftuar partitë opozitare për bashkëpunim lidhur me ndërtimin e një platforme të veprimit lidhur me dialogun.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra