Shqipëria

Opozita në Shqipëri thotë se s’do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve

Ky vendim u bë i ditur nga kreu i LZHK-së, Dash Shehu, pas takimit që pati me liderët e tjerë të opozitës.

Shehu deklaroi se qysh sot ka filluar manipulimi zgjedhor, transmeton albinfo.ch.

“Zgjedhjet kanë rënë jo vetëm moralisht, por dhe praktikisht me letra. Por, edhe sikur t’i mbushin plot ato letrat e veta, ne nuk do të lejojmë të ketë zgjedhje më 30 qershor, me gjithë aksionin e mundshëm opozitar, 360 gradë. Ka denoncime të manipulimeve që po i bëjnë edhe të huajt, ndërkombëtarët, si gazeta më e madhe evropiane “Bild”, ku implikon vetë kryeministrin Rama”, ka thën Shehu.

Ai po ashtu paralajmëroi shtimin e aksioneve opozitare në bllokimin e rrugëve.

“Zgjedhje kështu nuk mund të bëhen, nuk administrohen më me këtë qeveri”, theksoi ai.