Shqipëria
Opozita në Shqipëri nuk merr pjesë në Kuvend
Pas polemikave dhe konflikteve mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri, kjo e fundit nuk ka marrë pjesë në kuvend pë ligjin për godinën e teatrit.
Opozita në Shqipëri po pretendon se është falsifikuar vota në votimin e Ligjit për godinën e teatrit, andaj ata nuk kanë marrë pjesë në seancën e Kuvendit që u mbajt këtë të hënë.
Në seancë ishin vetëm dy përfaqësues të opozitës, Edmon Spaho nga PD dhe Petrit Vasili nga LSI. Opozita ka depozituar një kërkesë dy ditë më parë, ku pretendon se është falsifikuar vota në votimin e Ligjit për godinën e teatrit.
“Është një kërkesë e cila qartëson në sallën e Kuvendit se çdo standard ka rënë. Dy javë më parë iu hoq mundësia opozitës të fliste. Është depozituar kërkesa dy ditë më parë. Ka qenë koha e duhur për të bërë investigim. Është një standard shumë i ulët. Është e papranueshme që në këtë situatë ne të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Nuk mund të hapej seanca. Kjo situatë të sqarohet”, tha Vasili.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!