Shqipëria

Opozita në Shqipëri, e vendosur t’i bojkotojë zgjedhjet?

Partia Demokratike në Shqipëri duket se ka vendosur t’i bojkotojë zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Kreu i kësaj partie, Lulzim Basha, në mbledhjen e kryesisë ka propozuar tri vendime të rëndësishme, ndër to edhe refuzimin e zgjedhjeve.

Sipas tij, Partia Demokratike futet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për garantimin e standardeve, ndërsa angazhohet për të mos lejuar asnjë palë zgjedhje të tjera.

“Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet në mbrojtje të demokracisë dhe të drejtës së votës së lirë, të mos lejojë përveç zgjedhjeve të lira asnjë farsë elektorale; të pamundësojë përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar dhe qytetar mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga krimi i organizuar dhe paratë e pista që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.