Shqipëria
Opozita i hedh miell Edi Ramës, kërkon përjashtimin e tij nga Kuvendi
Opozita në Shqipëri është kthyer në Kuvend për ta bllokuar punën aty. Deputet të Partisë Demokratike në ulëset e tyre kanë vendosur nga një pankartë ku shkruhej “Liro Kuksianët! Arresto kriminelët!.
Deputeti Flamur Noka ka hedhur miell në drejtim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka përjashtuar deputetin Noka dhe ka ndërprerë seancën, përcjell albinfo.ch.
Deputetët e opozitës megjithatë kanë vazhduar ta mbanin të bllokuar foltoren e Kuvendit dhe thotë se është e vendosur për të mos lejuar vazhdimin e seancës pa u përjashtuar më parë kryeministri Edi Rama. Ndërsa më herët në fjalimin e tij kreu i PD-së, Lulzim Basha ka thënë se 11 kuksianët e burgosur janë turpi dhe fundi i këtij parlamenti.
“Dua t’u shpreh mirënjohjen të gjithë atyre që këto ditë ngritën zërin dhe të gjithë atyre që protestuan kundër qeverisë dhe policisë shtypëse, në mbrojtje të të drejtave dhe dinjitetit njerëzor të kuksianëve. Ndaj ne nuk duhet të tolerojmë asnjë padrejtësi kudo që ajo ndodh, sepse ajo është kërcënim për drejtësinë kudo në Shqipëri. Ndaj nga kjo sallë dua t’u bëj thirrje të gjithëve që të ngremë zërin dhe të qëndrojmë kundër çdo padrejtësie”, ka thënë Basha.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik