Futboll

Operohet Admir Mehmedi, jashtë fushave për disa javë

Lajm shqetësues për kombëtaren helvete të futbollit. Lojtari ofansiv, Admir Mehmedi, është operuar të mërkurën në këmbë dhe do qëndrojë disa muaj jashtë fushave të gjelbra.

Për këtë është e qartë: 58 herë përfaqësuesi i Zvicrës nuk do jetë në grumbullimin e radhës të Vladimir Petkovic kundër Greqisë (23 mars) dhe Panamës (27 mars), njofton albinfo.ch shkrimin e Federatës Zvicerane të Futbollit.

Lëndimi i Mehmedit ka ndodhur gjatë ndeshjes kundër Bajernit në mes të shkurtit. Sipas gjitha gjasave ai nuk do mungojë përgjatë KB 2018.