E-Diaspora

Operacioni për të shpëtuar babanë shqiptar që po hidhej nga dritarja, suspendohet polici

Për shkak të fjalëve të shenjta në helmetën e tij, një polic gjerman i njësisë speciale SEK nga NRw, është suspenduar nga puna

Ai kishte një mbishkrim të zbukuruar në helmetën e tij. Dhe kjo, anëtarit të njësisë speciale të policisë gjermanë SEK i ka kushtuar me suspendimin nga puna.

Polici ishte mobilizuar gjatë një operacioni të mërkurën në Krefeld, në një qendër strehimi të refugjatëve.

Ai ishte përpjekur për të shpëtuar babanë shqiptar që po hidhej nga dritarja.

I veshur me një helmetë me një kafkë të mahnitshme. Mbi të ishte shkruar mbishkrimi: “Perëndia do t’i gjykojë armiqtë tanë. Ne do të organizojmë takimin”, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.

Siç raporton “Bild”, mbishkrimi mund të porositet edhe online, ku porositet nga mercenarë. Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të NRw e ka konfirmuar veprimin: “Këto gjëra nuk kanë vend në uniformën e shërbimit. Ai është dashur ta largojë menjëherë nga helmeta e tij dhe është suspenduar deri në një njoftim tjetër.