Kosova
Operacioni nga kirurgu Olluri, mbetet unik në botë

Operacioni i kryer nga kirurgu vaskular, Elmi Olluri, vazhdon të mbetet operacioni i vetëm në literaturë i kryer me sukses. Ky operacion, i cili vitin e kaluar ishte përzgjedhur që të prezantohej në njërin prej simpoziumeve më të mëdha të shkencës mjekësore në Nju Jork, edhe gjatë këtij viti ka qenë temë e diskutimeve po në këtë simpozium, bën të ditur televizioni publik i Kosovës.
Në njërin prej simpoziumeve më të mëdha të shkencës mjekësore në SHBA, ku po diskutohet për të arriturat në këtë fushë, në mesin e rreth 2800 kirurgëve vaskularë nga mbarë bota, po merr pjese edhe vetë kirurgu vaskular Elmi Olluri, i cili po ashtu është edhe drejtor i Kirurgjisë Vaskulare në SHSKUK, përcjell albinfo.ch.
Operacioni i kryer në vitin 2010 nga kirurgët vaskularë vazhdon të mbetet unik në botë.
Sipas kirurgut kosovar, rasti i operuar në QKUK dallon sepse pacienti është operuar me një teknikë të veçantë që deri më tani nuk ka ndodhur.
Bëhet fjalë për zëvendësim të venës kava me një protezë vaskulare të segmentit nën veshka.
Pacienti i operuar është në gjendje të mirë shëndetësore, jeton dhe punon në Kosovë, por është i vetmi që këtë organ e ka të veçantë sepse të ngjashmit ose shumica kanë vdekur, ndërsa ata që jetojnë janë me venën kava të lidhur, dhe me shumë komplikime dhe të paaftë për punë.
https://web.facebook.com/rtklivecom/videos/10155572456068859/
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ekspertët ftojnë diasporën të investojë në industri e jo banesa, 180 mijë banesa të zbrazëta në Kosovë Kosova ka parë një rritje të ndjeshme të investimeve në patundshmëri, veçanërisht nga diaspora. Sipas të...
-
Mimoza Ahmeti magjeps Gjenevën me një mbrëmje poetike
-
Udhëheqësja e Konsullatës së Kosovës viziton ansamblin “Gëzuar” në Gjenevë
-
Numri i lartë i shkollave shqipe dhe nxënësve në Gjermani
-
Vazhdon mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Për të minimizuar vonesat, Swiss po zgjeron ndarjet e bagazheve Duke filluar nga fundi i vitit 2025, avionët zviceranë do të kenë ndarje më të mëdha...
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra për këtë javë
-
Përballë sfidave të plakjes, Zvicra duhet të rimendojë kujdesin për të moshuarit
-
Zvicra po shkon drejt rishikimit të energjisë bërthamore
-
“Një këshillë – 673 milionë CHF”, shumë para federale shpenzohen për konsulentë dhe shërbime të jashtme