Lajme
Operacioni i shkatërrimit të bandës në Austri kryhet me sukses, në pranga ka edhe shqiptarë
Shkatërrohet banda nga policia speciale e Austrisë, sekuestrohen 1.3 kg kokainë, mes të arrestuarve, edhe shqiptarë
Mediat austriake raportojnë se policia e qarkut Güssing zhvilloi një operacion të madh antidrogë në Austri.
Thuhet se rreth 1.3 kg kokainë janë kapur pas operacionit, ndërsa pesë persona me origjinë austriake, siriane dhe kosovare janë arrestuar, përcjell albinfo.at.
Ndërkohë sipas planeve, thuhet se transporti i kokainës ishte planifikuar të kryhej nga Holanda, nëpërmjet Belgjikës dhe Gjermanisë për në Austri.
Theksohet se 22 blerës droge nga rrethet e Güssing, Jennersdorf, Oberëart, Styria Juglindore dhe Hartberg/Fürstenfeld u hetuan dhe u raportuan sipas Aktit të Narkotikëve.
“Nuk ishte e qartë që në fillim se çështja do të merrte përmasa të tilla”, shpjegon komandanti i policisë së qarkut Ewald Dragosits.
Hetimet kishin filluar që në verën e viti 2022, pas informacioneve të marra në rrugë operative.
Kur policia e ndaloi makinën në dalje të autostradës në Ilz të Styrias, rreth 1.3 kilogramë kokainë u kapën në një qese të mbështjellë me plastikë.
Vlera e drogës arrinte në 260 mijë euro, shpjegon komandanti i policisë së qarkut Ewald Dragosits. Pesë të akuzuarit ndodhen aktualisht në paraburgim në burgun e Jakominit në Graz.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!