Lajme
OpenAI vjen me modelin e ri të avancuar në dhjetor
OpenAI ka planifikuar të lansojë modelin e saj më të avancuar Orion në dhjetor, raportoi The Verge. Ndryshe nga debutimet e kaluara, kompania ka planifikuar ta lansojë modelin gradualisht, duke filluar nga partnerët e besueshëm te një lansim më i gjerë përmes ChatGPT.
Por TechCrunch tha se një përfaqësues i kompanisë ishte shprehur që raportimi nuk ishte i saktë, duke mos dhënë më tepër detaje.
The Verge shkruante se inxhinierët e Microsoft presin debutimin e Orion që prej muajit nëntor, edhe pse është e paqartë se si do të quhet modeli i OpenAI.
Seritë o1 kishin emrin e koduar “strawberry” që përdorej brenda kompanisë disa muaj përpara debutimit.
Krahas lansimit të modelit të ri, kanë ndodhur shumë zhvillime të tjera pranë OpenAI. Startupi ngriti një financim prej 6.6 miliardë dollarësh me një vlerësim prej 157 miliardë dollarësh, ndërsa investitorët po presin që OpenAI të rrisë kapacitetet e modeleve të saj. /PCWorld Albanian
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës