Lajme
Omicron nuk prek mushkëritë, thotë studimi i fundit
Ndërsa numri i personave pozitivë me Covid po rritet në mbarë botën, kërkimet vazhdojnë për të kuptuar plotësisht se si funksionon varianti i ri Omicron.
Studimet e fundit arrijnë në përfundimin se Omicron duket se infekton më lehtë fytin dhe më pak mushkëritë, sesa variantet e mëparshme të SARS-CoV-2. Kjo shpjegon si infektimin e madh dhe ashpërsinë e ulët. Kjo karakteristikë e fundit është theksuar në një studim të Afrikës së Jugut në fund të dhjetorit, i cili zbuloi një ulje prej 80% të numrit të shtrimeve në spital me Omicron në krahasim me variantet e mëparshme.
“Mutacionet e ndryshme të Omicron mund të kenë ndryshuar aftësinë e tij për të infektuar qelizat,” i tha “The Guardian” Deenan Pillay, profesor i virologjisë në UCL. Varianti i ri duket se sulmon më shumë traktin e sipërm respirator, duke prekur qelizat e fytit. Kur një virus shkon në fyt, ai është më i transmetueshëm. Por nëse është i aftë të infektojë indet e mushkërive, siç ishte rasti me virusin origjinal të SARS-CoV-2 dhe variantet e tij, është potencialisht më i rrezikshëm, por më pak i transmetueshëm.
Një studim i Grupit Kërkimor të Virologjisë Molekulare të Universitetit të Liverpool-it zbuloi se minjtë e infektuar me Omicron humbën më pak peshë, kishin ngarkesa më të ulëta virale dhe morën pneumoni më pak të rënda sesa ata të infektuar me Delta, një tjetër kërkim i kryer mbi kavjet doli në përfundime të ngjashme. Ndërsa një studim nga Qendra për Kërkimin e Viruseve në Universitetin Glasgow zbuloi se Omicron ka ndryshuar mënyrën se si hyn në trupin tonë, duke shmangur mbrojtjen e dhënë nga dy doza të vaksinës, e cila, megjithatë, duket se, të paktën pjesërisht, është restauruar nga doza përforcuese.
“Rezultatet e këtyre studimeve janë qetësuese, por ato në asnjë mënyrë nuk duhet të na bëjnë të humbasim vigjilencën”, paralajmëron James Stewart nga Universiteti i Liverpulit.
Por këto të dhëna të studimeve, ende nuk janë rishikuar dhe shqyrtuar nga shkencëtarë të tjerë.
Virusi është ende shumë i rrezikshëm për subjektet më vulnerabël dhe të moshuarit dhe aq më tepër për ata që nuk janë të vaksinuar, nëse është e vërtetë që vaksina nuk parandalon kontraktimin e sëmundjes, ajo redukton në mënyrë drastike rrezikun e formave të rënda ose fatale.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit